Albert Kastrati është kryetar i tifo-grupit “Plisat” në Kosovë. Ai njihet për popullaritetin e tij me njerëzit, teksa në shkallët e stadiumit është një ndër liderit e tifozërisë. Ditën e sotme Kastrati ka postuar një foto teksa ka shkuar të vizitojë një ish polic në Kosovë që duket të jetë pjesëtar i Plisave dhe mik i tij.
“Në një vizitë të një ish-polici të njësisë speciale, i cili ka pësuar një aksident para dhjetë viteve, kur po dërgonte në shtëpi ish-ministrin e brendshëm, Fatmir Rexhepin, i cili është sot deputet e asnjëherë nuk e vizitoi dhe telefonoi”, shkruan Kastrati në diçiturën e fotos.