Kukësi barazoi 2-2 me Tiranën në “Selman Stermasi”, ndërsa skuadra doli jashtë parashikimeve, pasi kërkohej patjetër fitore për të mbajtur ritmin e njëjtë me kryesuesit, por që nuk ndodhi kështu. Kjo gjë nuk është kapërdirë lehtë nga presidenti Safet Gjici, i cili ka zhvilluar një mbledhje urgjente me lojtarët dhe stafin, të cilët i ka kritikuar për rezultatin e arritur.
Verilindorët këtë sezon pretendojnë titullin kampion, por pas dy barazimeve në start dhe vetëm një fitoreje, normalisht që kjo nuk i ka pëlqyer Safet Gjicit, i cili ka shpërthyer në mbledhjen e zhvilluar sot me skuadrën. Ai ka ngritur zërin ndaj stafit dhe futbollistëve, të cilët kanë pohuar se do të kthejnë nisur që nga ndeshja e kësaj jave që do të luhet kundër Laçit.
Mësohet se numri një i verilindorëve iu ka thënë futbollistëve se nëse nuk reagojnë që nga kjo ndeshje, nuk do të mungojnë masat ekstreme.