Viti 2018 nuk ka qenë shumë pozitiv për ekipin e Flamurtarit të Vlorës, që ka patur një vijimshmëri negative në kampionat. Por, si të mos mjaftonin rezultatet, brënda ekipit ka patur dhe përçarje. Trajneri Duro është konfliktuar me lojtarin Franc Veliu.
Ky i fundit nuk ka pranuar të jetë kapiten në ndeshjen kundër Lushnjes dhe për këtë shkak është pezulluar.
Mes palëve ka patur dhe një debat në dhomat e zhveshjes, ku dhe Duro ka vendosur që ta dënojë Veliun me mosaktivizim.
PërVeliun priten që të merren dhe masa nga klubi.