Skuadrat e Kategorisë së Parë në Shqipëri hasin shumë shpesh problemet me financat, pasi shumë prej tyre financohen nga bashkitë dhe jo nga bizneset. Kjo gjë prek drejtpërdrejt interesat e lotjarëve, sidomos në situatën kur duhet të kalojë rroga në bankë.
Pas tre muajsh, te veriorët duket se ka ardhur kulmi i pritjes. Lojtarët u kërkojnë falje tifozëve për gjendjen, ndërsa me anë të një mesazhi të dërguar në faqen zyrtare të tifozëve, ata shprehin ankesat e tyre, ku gënjehen nga drejtuesit dhe nuk paguhen prej tre muajsh.
Problemi nuk qëndron vetëm te pagesa, por edhe te kushtet e stërvitjes dhe akomodimit. Lojtarët duket se vuajnë më shumë nga se çfarë mendohet dhe problemi i pagave duket se është në plan të dytë përpara kushteve të jetesës. Për këtë arsye ata po bëhen gati të mos dalin në fushë nesër.