Dukagjini i Klinës është një tjetër skuadër e Ligës së Parë në Kosovë që ka probleme me financat.
Përkundër rezultateve të lakmueshme, klinasin kanë më shumë se dy muaj që nuk janë paguar.
Lojtarët në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës Olle, se ka gjasa ta bojkotojnë ndeshjen e fundjavës me Vitinë.