Reild Kurti është pjesë e Kombëtares U20. Mbrojtësi i talentuar dibran është thirrur nga trajneri Ilias Haxhiraj për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi.
18-vjeçari ka qenë rregullisht pjesë e ekipeve zinxhire të Kombëtares, ndërsa tani është bashkuar edhe me U20. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korabi është krenuar me talentin e tyre që është pjesë e Kombëtares. Mbrojtësi shihet si një nga lojtarët më të talentuar dibran dhe shumë shpejt mund të bëjë hapin e madh për t’u transferuar në një ekip më të fortë.
Postimi i Korabit:
Reild Kurti në Kombëtaren U20
18 vjeçari me origjinë nga Dibra, është grumbulluar në Kombëtaren U20 prej datës 12/06/2021. Pas aktivizimit kundër Malit të Zi në datë 12.06.2021 vijon të jetë pjesë e skuadrës kombëtare edhe në takimin e kthimit Shqipëri – Mal i Zi.
Nuk është hera e parë që Kurti grumbullohet në ekipet kombëtare pasi është thirrur sistematikisht që nga moshat U17/U19 deri aktualisht me U21.