Ish-futbollisti I Lirisë së Prizrenit, Bashkim Beshi ka ndërruar sot jetë në moshën 52 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar klubi kosovar në kanalet zyrtare, teksa me hidhërim jep njoftimin e trishtë për komunitetin e saj.
Beshi ka qenë pjesë e klubit në kohët më të vështira të historisë, pikërisht në vitet ’90 atëherë kur Kosova ishte mes dy zjarresh. Në vitin 1995, Bashkim Beshi është shpallur kampion me fanellën e Lirisë, ndërsa më vonë është fokusuar te trajnimi I të rinjve. Beshi në vitin 2011 ka qenë Sekretar i klubit prizrenas.
Njoftimi I klubit:
Sot (e diel) në orët e hershme të mëngjesit,në moshën 52 vjeçare, ndërroi jetë Bashkim Beshi.
I ndjeri ishte futbollistë i KF Liria në vitet 90-ta dhe pjesë e gjeneratës që më 1995 doli kampion.
Në rinin e hershme, luajti edhe me Progres-exportin.
Pas lufte ka luajtur me mjaftë sukses, për tu bërë më pas trajner i grup moshave të reja.
Ai, një kohë ka qenë dhe sekretar i KF Liria (2011) derisa kaloi me punë në gjykatë si bashkëpuntorë profesional.
Vdekja e gjeti në detyrën e gjyqtarit, të Gjykatës Themelore në Prizren.
Me këtë rast KF Liria, do ta kujtoj përherë këtë ish futbollist, trajner e anëtar klubi, si sportist por dhe si njeri me vlera të mëdha.
KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët nga KF Liria e më gjerë.
U prehtë në paqe shpirti tij !
Varrimi bëhet sot ( e dielë) në ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prizren.