Skënderbeu arriti që të realizojë dy gola në pjesën e parë kundër Vllaznisë që nuk pësonte prej 360 minutash. Ndeshja u nis me gol, ku në minutën e 8 është James Adeniyi, i cili çon në rrjetë një top të ardhur nga goditja e këndit.
Më pas janë sërish vendësit, që në minutën e 37 me anë të Hamdi Salihit shënojnë golin e dytë, duke qëndruar të qetë dhe të sigurt në dhomat e zhveshjes, për t’u përgatitur për 45 minutat e dyta të takimit.
Shkodranët nuk kanë rezistuar në këtë ndeshje, teksa kanë pësuar 2 golat e parë në kampionat. Duke parë mungesat, Cungu ka qenë i kushtëzuar për të ndërtuar 11-shen, ndërsa duket qartë që me lojën e zhvilluar, korçarët do të shkojnë drejt fitores së pestë radhëz.