Geri Medel ka shprehur dëshirën për të pasur në skuadër yllin e Arsenalit, Aleksi Sançez. I njohur ndryshe me nofkën “Pit-bull”, për shkak të grintës që tregon në fushën e blertë, ai ka deklaruar për “Corriere dello Sport”:
“Alexis është një lojtar që të gjithë e njohin. Ai është një sulmues që të gjitha klubet e dëshirojnë. Unë nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e Sanchezit, por në qoftë se ai kërkon informacion mbi Interin, unë do t’i them se këtu kemi një skuadër të madhe, një trajner shumë të mirë. Ai nuk do të gjente një projekt si ky diku tjetër”, ka përfunduar Medel.