Juventusi nuk po kalon një sezon të mirë. Bardhezinjtë nga skuadër pretendente për titull në fillim të kampionatit tashmë po luftojnë për një vend në Champions League. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që në fund të sezonit të shkarkojnë trajerin Pirlo pas këtij viti zhgënjyese. Mediat në Angli japin një lajm të bujshëmë me Mourinhio që i shkel “syrin” Juventusit.
Pak ditë më parë trajneri portugez në një intervistë u shpreh se është gati të rikthehet në Serie A dhe nuk do e kishte aspak probleme që të firmoste me një klub tjetër veç Interit. Mourinho bëri histori me zikaltërit duke fituar titullin kampion, Kupën dhe Championsin në 2010, ndërsa tani është gati të sfidojë ish-skuadrën dhe është në pritje të ndonjë oferte. Tashmë i takon Juventusit nëse do të bëjë një ofertë për Jose Mourinhon që është një trajner i lirë pas shkarkimit nga Tottenham.