Trajneri i Manchester United Zhoze Murinjo është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një deklarate të supozuar të bërë prej tij në fundin e ndeshjes ndaj Newcastle.
Ndaj teknikut portugez është hapur një hetim nga federata pasi shumë persona pretendojnë se pas fërshëllimës përfundimtare në fitoren 3-2 në “Old trafford”, ai është drejtuar nga kamera duke thënë fjalët “pirdhuni o bij kurvash” në gjuhën e tij drejtuar kritikëve.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtarë nga Murinjo në lidhje me këtë çështje, por gjasat janë që ai të ndëshkohet me një gjobë të konsiderueshme për këtë veprim.