Lucas Biglia do të jetë një nga mungesat e Milanit për ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit. Mesfushori argjentinas sapo ishte kthyer nga një dëmtim prej dy muajsh dhe ishte gati për të luajtur në fushën e blertë.
Ditën e sotme lojtari ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do të qendrojë jashtë fushave për të paktën 10-15 ditë. Një mungesë e rëndësishme për Piolin për përballjen ndaj Juventusit, por edhe për ndeshjet në vazhdim, pasi Lucas Biglia është një lojtar me mjaft ekpseriencë.