Nisma e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të mbyllur të gjitha pikat e basteve në datën 1 janar të vitit 2019 ka nxitur qytetarët shqiptarë të Maqedonisë të bëjnë apel qeverisë maqedonase që të veprojë në të njëjtën mënyrë ndaj pikave të lojërave të fatit.
Media shqiptare “Lajmi TV” pyeti disa prej qytetarëve në Shkup për ccështjen në fjalë. Ata theksuan se duhet të ketë një bashkëpunim mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që të mbyllë përfundimisht pikat e basteve dhe të investojë në sektorë të tjerë: shëndetësi etj.
Prononcimin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: