Luftëtari
mori një pikë jetike në transfertën e Vlorës, teksa barazoi me shifrat 1-1 ndaj
Flamurtarit. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat gjirokastritëve, të cilët
3 minuta përpara fundit po vuanin avantazhin e vendasve.
Por, një episod i çuditshëm ka ndodhur pak minuta pasi ndeshje kishte mbaruar.
Teksa stafi i bluzinjve po priste autobusin e saj për tu larguar drejt
Gjirokastrës, trafiku i madh në qytetit bregdetar i detyroi ata që të presnin për
rreth 20 minuta.
Stafi dhe lojtarët e priten autobusin në një pjesë mjaft të “tmerrshme”,
pasi mungonte ndriçimi, por fatmirësisht gjithçka kaloi pa probleme.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.