Milani nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Kuqezinjtë shkarkuan trajnerin Giampaolo për t’i besuar Piolit. Por sikur të mos mjaftojnë rezultatet negative, te Milani ka dhe një tjetër problem për t’u zgjidhur. Problemi i madh për Milanit janë borxhet e akumuluar dhe skuadra rrezikon sërish nga “Fair Play Financiar”.
Lidhur me këto probleme mediat italiane janë shprehur se Milani duhet të shesë disa prej yjeve për të rikuperuar borxhet. Një nga lojtarët që mund të sakrifikohet është sulmuesi Piatek që edhe ky si skuadra nuk po kalon një moment të mirë duke mos shënuar gol. Drejtuesit vazhdojnë të kenë besim te polaku dhe janë shprehur se Piatek nuk është në merkato.