Porto do përballet të mërkurën në orën 21.00 me Chelsean, në kuadër të Champions League. Portugezët nuk do kenë në dispozicion 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Sergio Oliviera dhe taremi, që mungojnë për shkak kartonësh. Për shkak dëmtimi, nuk ia del Mbaye.
Mungesa të rëndësishme këto, sidomos dy të parët, që kanë dhënë një kontribut të madh për të arrritur deri këtu. Kujtojmë që Porto vjen pasi eleminoi Juventusin, duke surprizuar të gjithë. Në krahun tjetër, Chelsea kaloi Atleticon e Madridit.