Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit Shkodran Mustafi me siguri po kalon muajt e fundit si futbollist i “Topçinjve”. Skuadra angleze dhe futbollisti i Gjermanisë kaluan një natë të errët teksa u mposhtën minimalisht 0-1 nga bjellorusët e BATE Borisovit. 26-vjeçari luajti gjatë gjithë kohës jashtë pozicionit të tij duke lënë hapësira në mbrojtjen e Arsenalit, që i kushtuan ndeshjen anglezëve.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Arsenalit kanë shfryrë të gjithë mllefin e humbjes duke e konsideruar Mustafin “më m*t se m*ti”. Disa prej komenteve në “Twitter” kanë qenë të pamëshirshme ndaj ish-kampionit të botës me Gjermaninë në vitin 2014.
Prej disa ditësh përflitet se trajneri Unai Emery i ka kërkuar personalisht lojtarit të largohet në fund të sezonit nga Londra. Aludohet se e ardhmja e Mustafit mund të jetë në Itali.
“Je m*t qeni. Përse e aktivizojmë akoma atë???”
“Mustafi është më m*t se m*ti!”
“Si ka mundësi që është lojtar profesionist?! Më vjen të qesh sa herë që ai merr topin!”
“Mustafi, je TURPI i futbollit!”