Qendërmbrojtësi i Tottenhamit Jan Vertonghen mund të luajë nesër në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League ndaj Ajaxit. Sipas mediave britanike , futbollisti belg është stërvitur me maskë në fytyrë dhe ka kaluar tronditjen nervore që pësoi në takimin e parë në Londër ndaj holandezëve kur përplasi kokën me shokun e skuadrës Toby Alderweireld.
Trajneri i “Spurs”-ave Mauricio Pochettino konfirmoi se lojtari nuk ka pësuar asgjë serioze, përveç se ka prerë pak hundën.
“Ai (Vertonghen) pësoi asgjë më shumë sesa një çarje në hundë“, u shpreh tekniku argjentinas.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.