Lojtari i Erzenit, Ersil Ymeri ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka falenderuar të gjithë për mbështjetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira. Futbollisti që po kalon një dëmtim ka shkruar se është mirë dhe shpreson se do rikthehet në fushë së shpejti. Ndër rreshta 27 vjeçari nuk lë pa përmendur edhe stafin mjekësor të Kastriotit, duke u treguar mirënjohës ndaj tyre për gatishmërinë në momentin e lëndimit.
“Falenderues Zotit mbi te gjitha.Faleminderit dhe mirnjohes stafit mjekesor te KS Kastrioti , faleminderit Stafit mjekesor te ekipit tim KF Erzeni faleminderit cunave te ekipit, stafit drejtues faleminderit Shef Fundim Dollaku per interesimin e vazhdushem ndaj meje , Faleminderit stafit mjekesor tek Spitali Traumes per profesionalizmin dhe gatishmerine e treguar ndaj meje dhe cdo personi te cilet jan te shumte qe me telefonuan pas incidentit ne ndeshjen miqesore ndaj Kastriotit.Ju faleminderit te gjitheve me gjithe zemer. Gjendja ime eshte e mire dhe se shpejti perseri ne fushe” – shkruan ai. Ymeri ka luajtur 4 ndeshje me Erzenin këtë sezon.