Lajme të gëzuara vijnë për ish-futbollistin e Ajax Abdelhak Nouri. Holandezi 21-vjeçar mësohet se është zgjuar nga koma pas një viti, që kur pësoi aritminë kardiake që e la me dëmtime të rënda në tru gjatë një ndeshje miqësore me ekipin e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i ish-lojtarit i cili është shprehur se gjendja e tij është përmirësuar së tepërmi muajt e fundit. “Është zgjuar dhe mund të flas pak. Në krahasim me një vit më parë ka shumë përmirësim, e rëndësishme është që arrin të reagojë” është shprehur ai.
Nouri u shemb në tokë gjatë një takimi miqësor përpara fillimit të sezonit 2018-2018 kundër Werder Bremen. Atij iu dha menjëherë ndihma mjekësore në fushë dhe më pas u transportua me urgjencë në spital ku ra në koma.
Talenti i ri vuajti nga një krizë e rëndë aritmie gjatë lojës që i provokoi arrest kardiak. Gjendja në fjalë e la me dëmtime të përhershme në tru, dhe gjatë gjithë vitit të shkuar ai nuk ishte në gjendje të reagonte apo fliste.