Briken Calja është një nga peshëngritësit më të mirë shqiptar. Ai ka mbajtur lart flamurin tonë në Europë, falë edhe arritjeve të tij.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa gjendet i shoqëruar me Caljen. Meta Shkruan: Një kafe miqësore dhe një bisedë për sfidat e peshëngritjes sonë, me Kampionin e Europës, Briken Calja.
Ajo që mund të përmendet është shpallja kampion i Europës në stilin e shkëputjes në vitin e kaluar, ndërsa në stilin e shtytjes, ai doli i dyti. Ai u shpall Kampion Europe me 3 medalje ari në 2018, ndërsa një vit më pas ai fitoi një medalje ari dhe 2 të tjera argjendi.
Kujtojmë që sot zhvillohet Asambleja e Përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri drejtues në Peshëngritje.
POSTIMI: