Lionel Messi ka rënë dakort me Barcelonën për një kontratë 5 vjeccare. Kushdo që do të tentojë kartonin e argjentinasit, do të duhet të paguajë një “mal”me para. Klauzola e largimit të tij është plot 350 milionë paund ose 400 milionë euro.
Është raportuar se babai i Messit, Jorge, ka qenë në Katalonjë gjatë ditëve të fundit për diskutime me bosët e Barcelonës. Ende nuk është nënshkruar kontrata që mban Messin te Barcelona.
Sipas Marca-s, të dyja palët tani kanë pranuar një kontratë të re në parim. Kuptohet që “pakoja” e re e Messit do të ndryshojë nga viti në vit, bazuar në shumë faktorë. Por besohet se ai mund të kapërcejë shifrat kineze, për t’u bërë lojtari më i paguar në botë, duke marrë një rrogë prej 800 mijë £ në javë.
Messi shënoi 54 gola në 52 ndeshje për Barçën, pasi skuadra e tij përfundoi e dyta në La Liga, dhe fitoi “Copa del Rey”. Ai është aktualisht në Amerikën e Jugut për miqësoren kundër Brazilit dhe Singaporit, që do të luhen më 9 dhe 13 qershor.