Pescara nuk ka shkuar më tepër se barazimi pa gola në sfidën kundër Torinos, skuadrës që sot u ndëshkua me dy kartonë të kuq. Ledjan Memushaj u aktivizua që nga minuta e parë e takimit, ndërsa nuk u zëvendësua deri në përfundim.
Sa i përket sulmuesit lushnjar, për shkak të problemeve fizike, 19-vjeçari e nisi takimin nga stoli. Ai u aktivizua në minutën e 62, por pa mundur që të japë ndihmën e duhur për ekipin e tij edhe kur Torino mbeti me 9 lojtarë në fushë. Pescara ndodhet në kuotën e 5 pikëve pas 5 javësh të kampionatit.