Pescara po kalon një periudhë të vështirë. Klubi italian nuk ia doli dot të sigurojë qëndrimin në Serie B, duke rënë kështu një Kategori më poshtë. Sikur të mos mjaftonte kjo, problemet ekonomike kanë shtuar hallet te kjo skuadër. Në këto kushte, lojtari shqiptar, Ledian Memushaj ka hequr dorë nga rroga e një muaji, duke bërë një gjest për t’u vlerësuar.
“Pescara njofton se pas një takimi me presidentin Daniele Sebastiani, futbollisti Ledian Memushaj vendosi të heqë dorë nga paga e muajit të qershorit.Klubi, duke falënderuar lojtarin për gjestin në një moment delikat të klubit, e fton atë të vazhdojë rikuperimin e tij në mënyrë që të jetë i gatshëm për rinisjen e kampionatit të ardhshëm” – shkruan klubi.