Sulmuesi më i ri i Kukësit, Pero Pejiç u përfshi sot në një aksident automobilistik. Klubi kuksian nëpërmjet një njoftimi zyrtar bën me dije që kroati nuk është i përfshirë në aksident pasi makina ishte duke u drejtuar nga gruaja e tij. Gjithashtu edhe djali i dëmtuar mësohet që është mirë dhe do të dalë ditën e sotme prej spitalit.
“Klubi i F.K. Kukësit sqaron dhe qetëson të gjithë tifozët në lidhje me lajmet e fundit që keni dëgjuar për aksidentin e Pero Pejiçit. Sulmuesi kroat nuk është i përfshirë në këtë përplasje, pasi makina ka qenë duke u drejtuar nga gruaja e tij. Lojtari sapo ka dëgjuar lajmin është afruar në vendngjarje për t’i qendruar afër familjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të makinës që është drejtuar nga bashkëshortja e Pejiçit dhe një motorri. Drejtuesit e klubit janë interesuar edhe për shëndetin e djalit të dëmtuar dhe kanë marrë përgjigje pozitive nga ana e mjekëve, madje ai do të dalë edhe nga spitali. Klubi i F.K. Kukësit i uron shërim sa më të shpejtë. Familja Pejiç është rrugës për në Kroaci”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.