Drejtori sportiv i Lazio, i ka dalë në krah Ciro Immobiles. Sulmuesi i Lazios pati një përplasje mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes me presidentin e Torinos. Immobile në një postim në rrjetet sociale tregoi se ishte ofenduar nga Cairo. Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Tare duke mbrojtësi sulmuesin e tij. Drejtori shqiptar i Lazio është shprehur se në klub janë krenar që kanë në skuadër një lojtar si Immobile që gjithmonë ka treguar besnikëri dhe profesionalizëm.
“Ciro nuk është vetëm një futbollist. Ai nuk është vetëm sulmuesi i Lazio, por arriti në majë duke punuar në heshtje. Sot, për të,flasin 150 golat e shënuar me fanellën tonë. E megjithatë Ciro Immobile nuk është vetëm ky. Ai u shpall ‘Mbreti Ciro’ nga njerëzit e tij, nga ne që punojmë me të çdo ditë. Ciro është një Mbret i përulur, i cili punon duke dhënë një shembull, një njeri që sakrifikon veten dhe që do klubin tonë, shokët e tij të skuadrës, tifozët dhe familja e tij të mrekullueshme. Për klubin është një burim krenarie që ka në dhomën e zhveshjes një njeriu të vërtetë i cili është bërë një pikë referimi në familjen bardhekaltër dhe një flamur për njerëzit e Lazios, duke i dhënë shpirtin për fanella tonë duke treguar, brenda dhe jashtë fushës, vlerat e respektit, besnikërisë dhe profesionalizmit “.