Përplasja e Elseid Hysajt me tifozët e Lazios ka marrë përmasa ndërkombëtare. Mbrojtësi kuqezi këndoi këngën “Bella Ciao” pak ditë më parë në grumbullimin me skuadrën, ndërsa nuk është pritur mirë nga tifozët.
Ultrasit e Lazio janë pro fashizmit dhe kanë kërkuar llogari për këë partizanësh dhe kanë shkuar deri aty sa e kanë gjuatur Hysaj krimb përmes një banderole. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe presidenti I Parlamentit Europian, David Sassoli që i ka dalë në mbrojtje futbollistit kuqezi.
“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit. Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, David Sassoli.