Pero Pejiç është një nga lojtarët më të përfolur në kampin verilindor. Kroati flitet për një largim të mundshëm nga Kukësi pasi nuk është në planet e drejtuesve kuksianë. Për 34-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Partizani, megjithatë duket se karriera e tij do të vijojë jashtë kufinjve shqiptarë.
Për Panorama Sport, kroati ka deklaruar: “Partizani interesohet për mua? Më vjen mirë, por jam duke shqyrtuar disa oferta që kam nga jashtë. Drejtuesit e Kukësit nuk më kanë ftuar për bisedime, ndaj mendoj se do vijoj të luaj jashtë”, ka deklaruar Pero Pejiç.