Kategoria e Dytë zhvilloi dje javën e 18-të. Në Ersekë, Gramozi u përmbys 1-3 nga Maliqi ndërsa pjesa e dytë nisi me vonesë. Anësori i takimit, Ergys Spahiu pati tension të lartë duke bërë që të merrte më shumë minuta për t’u qetësuar.
Stafet mjekësore bënë ndërhyrjet e nevojshme, ndërsa u nevojit edhe mbërritja e një mjeku nga spitali i Ersekës për të kontrolluar anësorin. Gjithçka kaloi pa problem dhe loja rinisi, me Maliqin që në pjesën e dytë shënoi tre gola, edhe pse vendasit kontenstuan gjykimin në këtë duel.