Te Bajer Leverkusen ka ndodhur sot një episod i pakëndshëm. Dy futbollistët e skuadrës gjermane, Karim Belarabi dhe Roberto Hilbert janë përleshur mes tyre në seancën stërvitore.
Shokët e skuadrës janë munduar t’i ndajnë, ndonëse me shumë vështirësi, sepse si Belarabi edhe Hilbert kanë qenë shumë të revoltuar me njëri-tjetrin dhe kërkonin me çdo kusht që të përballeshin.
Sipas “Bild”, Hilbert është nxjerrë jashtë nga stërvitja nga trajneri Shmid, ndërsa nuk dihet ende arsyeja se përse dy futbollistët e Leverkusenit kanë reaguar në atë mënyrë.