Pas dy sezonesh mungesë, Tirana kërkon të rikthehet te titujt. Bardheblutë kanë shansin e mirë për të fituar Kupën e Shqipërisë, ku përballë Kukësit do të synojnë titullin e 17-të në këtë kompeticion dhe të 53 në historinë e saj 99 vjeçare.
Për këtë fakt, trajneri Ardian Mema dhe stafi i tij e kanë përgatitur në detaje këtë duel, ku nuk kanë munguar edhe provat nga goditjet e penalltive. Me mungesën e Karabeçit dhe Asion Dajës, pranë pikës së bardhë ka provuar aftësitë edhe trajneri Lika.
Ndërkohë, sa i përket formacionit që pritet të hedh në fushë, Mema i ka idetë e qarta. Lika në portë. Kërçiku, Imami, Turtulli dhe Hoxhallari në mbrojtje. Para tyre pritet të vendosen, Doka, Maveje, Kobina dhe Greca.
Maja e sulmit do i besohet Michael N’Goo, i mbështetur nga shumë pranë nga Edon Hasani. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet sot në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.