Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampiona pasi nuk njeh fitore prej 4 ndeshjesh. Durrsakët barazuan në takimin e fundit në Gjirokastër përballë Luftëtarit të vendit të parafundit në renditje. Një ndeshje që nuk la një shije të mirë në kampin durrsak dhe një gjë e tillë u pohua dhe nga trajneri Shkëmbi në fund të ndeshjes.
Tashmë sfida e radhës është ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, dhe Teuta kërkon kthesën për të mos ndërlikuar edhe më shumë pozitat në klasifikim. Kampionati është ndalur për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, por në Durrës puna vijon intesivisht.