Teuta – Laçi 2-0
Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Teutës dhe Laçit në kuadër të javës së nëntë të Superiores. Pikërisht ky fraksion loje është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të vendësve. Golat u shënuan nga Artur Magani në minutën e 13-të dhe në minutën e 16-të Bangal dyfishon rezultatin. Me ardhjen e trajnerit Magani në krye të pankinës durrsake, duket se po rikthehet Teuta e sezonit të kaluar.