Ka mjaftuar një gol i Bajram Jashanicës për të marrë tri pikët ndaj Flamurtarit, ndonëse Skënderbeu vuajti shumë për të shënuar dhe për të arritur te suksesi.
Një fitore 1-0 që ka ardhur vetëm pas minutës së 86-të kur mbrojtësi i kampionëve shënoi me kokë në portën e Frashërit pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Latifi.
Tri pikë që vlejnë shumë për Skënderbeun, por edhe për trajnerin Ilir Daja që debuton me fitore në stolin e korçarëve.