Ka përfunduar mes emocionesh derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani
Bardheblutë kanë shënuar të parët një gol me Ede në minutën e 15 të takimit, por përara se gjyqtari të mbyllte 45 minutat e para, është Batha ai që “vjedh” një penallti dhe e kthen atë në gol duke barazuar shifrat në 1-1.
Çdo gjë ka qenë në barazpeshë deri në momentin e futjes në fushë të Xhevahir Sukaj. Vetëm pak minuta i mjaftojnë “xhevahirit” të Partizanit për të ndryshuar rezultatin dhe t’i dhurojë këtë fitore kaq të bukur tifozëve të kuq. Tashmë ëndërrojnë për titullin te Partizani dhe presin takimin e radhës që vendos për titull, atë kundër Kukësit.