Sot janë luajtur 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në sfidën kundër Laçit. Kampionët kanë barazuar me shifrat e ngushta 1-1 dhe mundësia shanset për kualifikim janë të barabarta për të dy ekipet.
Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 kundër Teutës. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka bërë një paraqitje të mirë, megjithatë shkodranët nuk do ta kenë të lehtë në “Niko Dovana”. Gjithsesi triumfi në ndeshjen e sotme është një hap i rëndësishëm për të shkuar më tej.
Tirana ka arritur të fitojë kundër Kukësit me rezultatin 2-1. Bardheblutë kanë mundësinë e artë për të shkuar më tej, pasi kanë mundur një rival direkt siç ishin kampionët e dimrit.
Surpriza e mbrëmjes së sotme ka qenë ndeshja Flamurtari-Beëslidhja, ku lezhianët arritën të fitonin me rezultatin 1-2. Skuadra e drejtuar nga Bruka është vetëm një hap larg gjysmëfinales.