Kanë përfunduar ndeshjet e programuara për ditën e sotme në Kategorinë e Parë.
Në Grupin A Besëlidhja dhe Erzeni marrin tre pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Veleccikut dhe Burrelit. Lezhjanët dhe shijakasit ecin me të njëjtin marsh me Vllazninë duke siguruar në këto 3 javë të para pikë të plota.
Në Grupin B fiton vetëm Turbina, e cila ka marrë 3 pikë të rëndësishme ndaj Elbasanit që tashmë e sheh akoma më afër humnerës. Në tre takimet e tjera është vendosur paqja. Apolonia dhe Bylis nuk arritën të gjenin golin në derbin e “gjitonëve”.
Tabela me rezultatet e kësaj jave vjen si më poshtë:
Grupi A
Besëlidhja-Veleçiku 2-1
(Cmara 38′, Hepaj 65’/ Plishta 27′)
Erzeni-Burreli 1-0
(Dragoshi 19′)
Vora-Iliria 1-1
(Myslimi 90’/ Turkaj 36′)
Grupi B
Oriku-Pogradeci 0-0
Egnatia-Lushnja 0-0
Turbina-Elbasani 2-1
(Eyoh 6′, 63’/ Ezike 15′)
Bylis-Apolonia 0-0