Lazio synon të përforcojë ekipin. Një nga repartet më problematike është prapavija. Në këto kushte, Inzaghi nga kërkuar nga drejtuesit blerjen e Shkodran Mustafit nga Arsenali.
Mustafi përflitet shumë për një largim nga Londra, pasi aty nuk po gjen hapësirat e nevojshme. Lazio mbetet një mundësi e mirë, pasi ay do kishte më shumë minuta në këmbë. Merkato ka hyrë një në fazë të nxehtë, me dëshirën e futbollistit që mund të jetë vendimtare.
28 vjeçari shqiptar ka një CV të pasur, teksa ka luajtur për ekipe si Valencia apo dhe Sampdoria.