Atalanta fitoi dje 4-1 ndaj Sassuolos, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren e bergamaskëve, duke shënuar edhe golin e parë të takimit. Mediat italiane kanë vlerësuar performancën e lojtarit kuqezi, duke e cilësuar si të pakalueshëm në mbrojtje.
“Thjesht perfekt, në mbrojtje dhe në sulm. Shënon golin që hap vallëzimin e Atalantës, më pas mbyllet pas në mbrojtje dhe nuk lë askënd të kalojë”, ishin disa nga komentet e mediave italiane për lojtarin kuqezi. Pas më shumë se tre muajsh mungesë për shkak të pandemisë, Gjimshiti dhe Atalanta e tij u rikthyen me sukses në Serie A, duke qenë në zonën europiane.