Për pak ditë do të nisin takimet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku bën pjesë dhe përfaqësuesja e Kosvës e cila do përballet në datën 7 shtator me Azerbajxhanin. Tre ditë para se të luhet takimi janë caktuar gjyqtarët e kësaj sfide.
Kryesor do të jetë norvegjezi, Ola Hobber Nilsen i cili si ndihmës do të ketë Harald Gronevik dhe Oscar Isaksen. Si gjyqtar i katërt është caktuar Simon Ytterland.
Kujtojmë që kjo sfidë do të luhet në datën 7 shtator në orën 18:00.