Menjëherë pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Lojrat Olimpike, kanë qenë të shumtë personazhet publike që kanë postuar një foto të xhudistes të shoqëruar me një dixhiturë krenarie për të. Futbollistët e kombëtares kanë qenë të shumtë në këtë përshëndetje virtuale që i kanë bërë Majlindës. Cana ka postuar dy foto ku tregonte krenarinë që ndjente dhe falenderimin që i bënte xhudistes. Ngjashëm ka bërë dhe Milot Rashica apo dhe të tjerë personazhe. Ata që nuk e kanë kuptuar si duhet këtë fakt, kanë qenë tifozë të ndryshëm shqiptarë që i janë hakërryer me komente Canës dhe Rashicës duke i kërkuar llogari. “O çuna ça është ky turp, deri dje bërtisshit shqipëri etnike kurse tashi doni tja merrni me zor lojtarët. Pra doshit Shqipërin vetëm se kishte kombëtaren, shum bukur”, shkruan një komentues në faqen e Milot Rashicës. “Deri dje krenoheshit me Shqipërinë, sot jeni bërë të papamë me Kosovo”, shkruante një tjetër komentues në faqen e Lorik Canës. Të shumtë kanë qenë komentet e tilla si për të treguar se edhe ky moment suksesi i gjen shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës të përçarë.