Kukësi dhe Teuta përballen nesër në Durrës në orën 16.00, në takimin e vlefshëm për Superiorenn. Në përballjet direkte, ka pak diferenca mes ekipeve. Në 5 përballjet e fundit ndaj verilindorëve, durrsakët numërojnë 2 fitore, atë 0-3 në dhjetor dhe 2-1 në korrik (Të vitit të kaluar), dy barazime pa gola dhe një humbje. Sa i përket disfatës, bëhet fjalë për atë 3-0 me 15 korrik.
Ekipi i Mirel Josës është në vendin e pestë me 29 pikë. Në krahun tjetër, Teuta është e 3-ta me 36 pikë. Ekipet synojnë arritjen e objektivave sezonal, teksa dueli mes tyre nuk është vendimtar, por mund të tregojë shumë gjëra për ecurinë e këtij edicioni futbollistik. Ky takim është i vetmi i programuar për nesër, i vlefshëm për Kategorinë Superiore.