Superliga e Kosovës zhvillon sot tre ndeshjet e radhës. Drenica pret në shtëpi Ferizajin, në një 90 minutësh tejet interesant. Prishtina ka një përballje ”zjarri” me Gjilanin, ku të dyja ekipet janë në luftë për titullin. Ballkani nuk mund të gabojë ndaj Llapit, me formën e këtyre të fundit që le për të dëshiruar.
Trajneri Ismet Munishi ka kërkuar përqëndrim maksimal, pasi asgjë nuk mund t’i lihet rastësië. Të gjitha duelet startojnë në orën 17.00.
Ndeshjet:
17.00 / Drenica – Ferizaj
17.00 / Ballkani – Llapi
17.00 / Gjilani – Prishtina