Ditën e sotme në orën 13:00 ka nisur miqësorja mes Shkëndijës dhe Prishtinës. Dy ekipet shqiptare, por që militojnë në shtete të ndryshme, kanë dhuruar tre gola në takimin e sotëm. Djemtë e Armend Dallkut janë treguar më cinikë, duke shfrytëzuar më mirë rastet e krijuara. Shkëndija e Ernest Gjokës ka gjetur rrjetën në dhjetë minutëshin e fundit të sfidës, gol që mbetet vetëm si statistikë.
Miqtë nga Prishtina kanë kaluar në avantash në të 29 minutë me Krasniqin, gol që ka mbetur në fuqi gjatë pjesës së parë. Në 45 minutëshin e dytë, sërish miqtë nga Kosova gjejnë rrjetën, këtë herë me Ahmetin nga pika e penalltisë. Goli i Elezit në të 81 minutë, ka shërbyer për të hapur sfidën në fund. Me rezultatin 1-2 është mbyllur kjo miqësore shqiptarësh në Tetovë.