Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha do të vendosen përballë njëri-tjetrit në sfidën Atalanta-Napoli që do të luhet në Bergamo në orën 15:00.
Mbrojtësi dhe portieri kuqezi do të sfidojnë njëri-tjetrin, ndërsa do ta nisin nga fillimi këtë përballje.
Ndërkohë që mbrojtësi Arlind Ajeti vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk është grumbulluar në 18-shen e skuadrës së Torinos për sfidën ndaj Fiorentinës, që do të startojë në orën 18:00.