Manchester United përballet me Manchester City të shtunën në orën 18.30, në takimin e vlefshëm për Premier League.
Trajneri i ”djajve të kuq”, Solskjaer nuk do ketë në dispozicion tre lojtarë. Bëhet fjalë për Edinson Cavani, Jones dhe Martial, që të tre të dëmtuar. Ky është një shqetësim më shumë për trajnerin norvegjez, i cili sikur të mos mjaftonte eleminimi nga Champions, do duhet të luajë me mungesa. Gjithsesi, grupi është i fortë dhe futbollistët në fjalë mund të zëvëndësohen.
Manchester United renditet vë vendin e gjashtë me 19 pikë. Në krahun tjetër, ”qytetarët” renditen në vendin e shtatë me 18 pikë.