Real Madrid përballet em Getafen në orën 21.00, në kuadër të La Liga. Zidane nuk do ketë në dispzoicion 9 lojtarë për këtë 90 minutësh. Bëhet fjalë për Carvajal, Hazard, Kroos, Lucas, Militao, Odriozola, Ramos, Rodrygo dhe Valverde. Të gjithë janë të dëmtuar, me trajnerin Zidane që e ka parë të arsyeshme të mos i ftojë. Formacioni i “Loss Blanccos” do të jetë disi eksperimental.
Madrilenët renditen në vendin e 3-të me 43 pikë, 8 më pak sesa Atletiko kryesuese. Në krahun tjetër, Getafe ëshët e 13-ta me 24 pikë. Ky është takimi i vetëm i vlefshëm për La Ligën, i programuar për sot.