Real Madrid do masë forcat me Celta Vigon nesër në orën 21.00, në kuadër të La Liga. Madrilenët nuk do kenë për këtë sfidë 2 lojtarë. Bëhet fjalë për Ceballos dhe Kroos, të cilët janë të dëmtuar.
Los Blancos kryesojnë kampionatin spanjoll me 7 pikë, po aq sa ka edhe Sevilla, Valencia dhe Barcelona. Synimi është titulli kampion, me rivalitetin që do jetë i madh. Celta është e 18-ta në rënditje me 1 pikë.