Teuta do të luajë nesër kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Para këtij takimi ka folur trajneri Bledi Shkëmbi.
Tekniku i durrsakëve për Supersport tregon që është i kënaqur nga skuadra, por zbulon edhe një problem: Mos konkretizimin e rasteve. Trajneri korçar është i vetëdijshëm për cilësitë e kundërshtarit, teksa e vlerëson si një përballje mjaft të vështirë.
“Me Flamurtarin dhe Tiranën nuk bëmë lojën që donim. Me Kamzën e bëmë, por në futboll duhen shfrytëzuar rastet. Nuk e bëmë këtë gjë, por gjithashtu edhe fat nuk patëm.
Faktori kryesor është shfrytëzimi i rasteve, tjetra është që mos ta përjetojmë keq këtë situatë. Të gjithë kemi besim se mund të rikthehemi. Shpresoj që fati të na ndihmojë të kthehemi që këtë javë.
Është e njëjta Teutë, vetëm Arapi luan nga të afruarit. Latifi nuk është sulmuesi ynë kryesor dhe presim rikthimin e tij në formën më të mirë. Me afrimet do të jetë një ekip krejtësisht më ndryshe”, shprehet tekniku korçar.
Derisa para ndeshjes me Kamzën, thoshim që është e vështirë, me Kukësin është akoma më e vështirë. Luajmë kundër ekipi që është pretendent për titull. Duhet të luajmë në mënyrën se si dëshirojmë, ashtu sikur kemi luajtur kur kemi marrë rezultatet pozitive”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që ndeshja mes Teutës dhe Kukësit do të luhet nesër në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.