Paraditen e sotme ka qenë Taulant Xhaka ai që ka folur mbi sfidën emocionouese që do të ketë me të vëllain mbrëmjen e nesërme, ndërsa përgjigja nga Graniti nuk ka fonuar, por ka ardhur shumë shpejt.
“TX34 dhe FC Basel! Ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë në Londër. Por tre pikë do të mbesin në ishull”, shkruan në profilin e tij në “facebook” Granit Xhaka që luan për Arsenalin. Takimi mes Arsenal dhe Basel do të luhet të mërkurën në orën 20:45 në “Emirates Stadium”.